image Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se kishte kryer një vjedhje

Siguri

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se kishte kryer një vjedhje

news image

Një 34-vjeçar është arrestuar sot rreth orës 11:00 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, Gjykata Themelore në Pejë kishte lëshuar një urdhëresë për arrestimin e tij pasi që dyshohet se kishte kryer veprën penale “Vjedhje Grabitqare”.

“Njësitet relevante të Stacionit Policor në Pejë kanë arrestuar të kërkuarin e lartcekur në rrugёn ‘Mbreteresha Teutё’ në Pejë, i njëjti pas arrestimit ёshtё dёrguar nё ndalim Policor për tu intervistuar para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/