image Arrestohet një person në Mitrovicë, ushtronte dhunë fizike ndaj anëtarëve të familjes

Siguri

Arrestohet një person në Mitrovicë, ushtronte dhunë fizike ndaj anëtarëve të familjes

news image

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër dhe anëtarëve të tjerë të familjes.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje, në orët e mbrëmjes, shkruan Gazeta Sinjali.

“Arrestohet një person i dyshuar për vepër penale ‘’dhunë në familje’’ Një rast me elemente të veprës penale ‘dhunë në familje’ është raportuar në orët e mbrëmjes të datës 04 gusht 2020 në Mitrovicë. Bazuar në deklaratën e viktimës bëhet e ditur se i dyshuari anëtar i së njëjtës familje në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj sajë dhe anëtarëve tjerë të familjes”, tha Zahiti.

Ai shtoi se “hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Mitrovicë, në koordinim me prokurorin e rastit e mbrojtësin e viktimave kanë ndërmarrë veprime të nevojshme në hetim dhe trajtim të rastit. Ndërsa pas procedurave intervistuese, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë”./Gazeta Sinjali/