image Arrestohet një përfaqësues i shpedicionit në Mitrovicë, tentoi ta mashtronte doganën

Siguri

Arrestohet një përfaqësues i shpedicionit në Mitrovicë, tentoi ta mashtronte doganën

news image

Një person me inicialet V.B., përfaqësues i shpedicionit është arrestuar sot në Mitrovicën e Jugut, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrim”, raporton Gazeta Sinjali.

 V.B, është arrestuar nën dyshimin lidhur me dy pagesa të cilat është dashur të paguhen nga përfaqësuesi i një shpedicioni në Mitrovicë ka ndërmarrë veprime të shpejta operativo-hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit në fjalë.

Pas një mori veprimesh intensive hetimore, sot me datën 08.11.2021 hetuesit e krimeve ekonomike dhe korrupsionit ne rajon, kanë vërtetuar se i dyshuari me iniciale (V.B.) përfaqësues i shpedicionit me qellim të përfitimit të parave në mënyrë të kundërligjshme dyshohet se ka falsifikuar dy urdhër pagesa të cilat i ka përdorur për të mashtruar zyrën e Doganës, kinse i ka proceduar pagesat në të vërtetë”, njofton Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Me këtë rast personi i arrestuar dyshohet se ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrim”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të gjitha veprimet hetimore janë realizuar në konsultim dhe bashkërendim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe bazuar në dyshimet e arsyeshme se i dyshuari i lartcekur me iniciale ka kryer veprat penale të lartcekura, Prokurori kompetent lëshon aktvendim për ndalim të personit të dyshuar për 48 orë”. /GazetaSinjali/