Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Jugut ka arrestuar një person pasi i është lëshuar urdhëresa nga gjykata, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një komunikate për media, policia ka njoftuar se ai dyshohet që ka kryer veprën penale “Vjedhje”.
I dyshuari është 32-vjeçar me inicialet G.S., shtetas i Kosovës.
Gjithashtu, policia ka njoftuar se i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.