Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut, pasi ka kërcënuar një person tjetër në rrjete sociale. Sipas raportit 24 orësh të Policisë thuhet se i dyshuari ka kërcënuar viktimin dje gjatë ditës, në orën 13:15, si pasojë e një mosmarrëveshjeje që patën po në këto rrjete.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në rrjetin social kishte kanosur viktimën mashkull Kosovar”, shkruan në raportin e Policisë.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/.