image Arrestohet një person në Istog për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve

Kosovë

Siguri/ Arrestohet një person në Istog për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve

news image

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve, në Istog.

Policia raporton se gjatë kontrollit, të dyshuarit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë copë fishekë dhe një sasi e vogël e marihuanës, shkruan Gazeta Sinjali.

Më tej bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjali/