Në Han të Elezit një qytetar shqiptar i Maqedonisë së Veriut, ka paraqitur dëshminë e vaksinimit për Covid-19, e cila dyshohet se është e falsifikuar.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar por me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregulltë, raporton Gazeta Sinjali.
Po ashtu, policia ka bërë të ditur se certifikata e vaksinimit është sekuestruar për ekzaminim.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore pasi që ka prezantuar certifikatën e vaksinimit Covid 19 e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar, certifikata është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /GazetaSinjali/