Eshtë arrestuar një person në Drenas pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht familjaren e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, raporton Gazeta Sinjali.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:23.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse viktima pasi ka marrë tretman mjekësor në QKUK, është dërguar në strehimore për mbrojtje të viktimave të dhunës.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima pas tretmanit mjekësor në QKUK, është dërguar në strehimore për mbrojtje të viktimave të dhunës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/