image Arrestohet një person në Deçan, gjuajti me armë

Kosovë

Policia/ Arrestohet një person në Deçan, gjuajti me armë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, ai dyshohet se kishe shtënë më armë në fshatin Gramaçel të Deçanit.

Të dyshuarit i është sekuestruar arma, dy karikatorë dhe 64 fishekë me gaz.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte shtënë në ajër me pistoletë. Nga i dyshuari, është sekuestruar pistoleta me leje valide, dy karikatorë dhe 64 fishekë me gaz’, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/