image Arrestohet një person në aeroport, tentoi të udhëtojë në Berlin me pasaportë false

Siguri

Arrestohet një person në aeroport, tentoi të udhëtojë në Berlin me pasaportë false

news image

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë një shtetas të huaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka tentuar të udhëtojë në Berlin me pasaportë që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në ora 13:45, në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’, një shtetas i huaj ka tentuar të udhëtojë për në Berlin me një pasaportë që dyshohet të jetë e falsifikuar. Policia ka inicuar rastin ‘Falsifikimi i dokumentit’. Për rastin është njoftuar prokurori dhe me aktvendim të tij, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

/GazetaSinjali/