Shumë refugjatë kohëve të fundit kanë gjetur strehim në Kosovë. Shumë prej tyre kanë ardhur nga Afganistani, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka marrë vesh nga burimet e veta në Polici se dje, rreth orës 18:00, një person është arrestuar në Prizren pikërisht për kontrabandim me emigrantë.
Sinjali mëson se është arrestuar një shqiptar i Maqedonisë së Veriut, pasi me kamionin e tij kontrabandoi pesë refugjatë, shtetas afganë, të cilët më pas janë dërguar në qendrën strehimore për azil. /Gazeta Sinjali/