image Arrestohet një person i kërkuar për tentim vrasje në Podujevë

Siguri

Arrestohet një person i kërkuar për tentim vrasje në Podujevë

news image

Një person me inicialet G.H. është arrestuar sot, pasi që i njëjti ka qenë në kërkim për një rast i iniciuar si “Tentim vrasje”, i cili ka ndodhur me 2 gusht të këtij viti, shkruan Gazeta Sinjali.

Personi i dyshuar është arrestuar nga Policia në një lokal në Podujevë. Ndërkohë, i njëjti me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, ngjarja sipas policisë, kishte ndodhur para tre muajsh, në rrugën “Hyzri Talla” në Podujevë. /GazetaSinjali/