Policia e Kosovës ditët e fundit ka arrestuar disa persona të cilët kërkohen me urdhëresë të Gjykatave, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Policia ka prangosur orët e para të ditës së sotme një persona i cili u kap në pikën kufitare Hani i Elezit.
Sipas burimeve, 41-vjeçari dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ishte dënuar me 20 ditë burgim.
I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Hajvalisë.