image Arrestohet një i mitur në Vushtrri, kapet me substanca narkotike

Siguri

Arrestohet një i mitur në Vushtrri, kapet me substanca narkotike

news image

Një i mitur është arrestuar sot në mesditë në Vushtrri, pasi që i njëjti u kap nga Policia me substanca narkotike, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, i dyshuari A.M., u ndalua nga njësia policore që po patrullonte në rrugën “Burim Muli”.

Gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një qese e vogël me substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.

Si rezultat i kësaj, pas kryerjes së kontrollit dhe verifikimit nga Policia është arrestuar i mituri, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope dhe analoge”.

/GazetaSinjali/