Një grua shqiptare me shtetësi austriake është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ajo është arrestuar me dyshimin se ka marrë dy çanta të huaja në Aeroportin e Vjenës.
Në raportin e publikuar nga Policia, tregohet se e dyshuara është identifikuar nga autoritetet me të arritur në aeroport, pas shkëmbimit të informacioneve dhe fotove të personit me autoritetet austriake.
“Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari 01.02.2022 – 19:30. Zyrtarët kufitarë të aeroportit kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarën femër Shqiptare me shtetësi Austriake, pasi që njëjta në aeroportin e Vjenës dyshohet se ka marrë dy çanta që nuk ishin pronë e saj. Pas shkëmbimit të informacioneve dhe fotove të personit me autoritetet Austriake, me të arritur në aeroportin e Prishtinës e dyshuara është identifikuar nga zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit është inicuar rasti ndaj të dyshuarës së arrestuar dhe e njëjta është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /GazetaSinjali/