Një grua është arrestuar gjatë ditës se sotme në Florida, pasi që e njëjta krijoi një bombë në një dyqan.
Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, Emily Stallard, bombën e krijoi në një kavanoz të mbushur me thonj, alkool dhe qirinj, transmeton Gazeta Sinjali.
37-vjeçarja ishte endur rreth dyqanit së bashku me djalin e saj për më shumë se një orë, derisa edhe rojet e lokalit e kishin vërejtur sjelljen e saj të çuditshme.
Një polic jashtë detyrës zyrtare së bashku me një roje sigurimi, kishin arritur që ta ndalin atë para se ta ndizte qiriun.
Policia ka raportuar se Stalldard i ka rezistuar arrestimit dhe është ngarkuar me veprat: abuzim me fëmijë, krijim të bombës, si dhe sjellje të ashpër ndaj autoriteteve./Gazeta Sinjali/