image Arrestohet një burrë pasi që nën ndikim të alkoolit sulmoi bashkëshorten

Kosovë

Arrestohet një burrë pasi që nën ndikim të alkoolit sulmoi bashkëshorten

news image

Një burrë i komunitetit ashkali është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti në ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas policisë nuk raportohet për të lënduar, si dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Ashkali, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Ashkalike. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”, bëhet e ditur në raportin e policisë./Sinjali/