Një person është prangosur dje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë pasi ka kanosur një zyrtar policor, i cili kishte qenë në krye të detyrës.
Policia njofton se pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë 23.07.2020-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosë një zyrtar policor derisa kishte qenë në kryerje të detyrës. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/