image Arrestohet një 47-vjeçar pasi ngacmoi seksualisht një vajzë në Drenas

Siguri

Arrestohet një 47-vjeçar pasi ngacmoi seksualisht një vajzë në Drenas

news image

Dje një vajzë në Drenas kishte raportuar në polici se ishte ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur, ndërsa Sinjali ka mësuar se sot është arrestuar i dyshuari.

Burimet e Sinjali brenda Policisë kanë njoftuar se i dyshuari është 47-vjeçar me inicialet B.E.

Sipas Policisë, 47-vjeçari dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual”.

“NGACMIM SEKSUAL Gllogoc, 16.12.2021 – 11:37. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull i pa njohur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori .Njësitë relevante policore kanë arritur ta identifikojnë veturën e të dyshuarit dhe janë duke hetuar rastin“, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

./GazetaSinjali/