image Arrestohet një 34-vjeçar në Prizren, i dyshuar për 3 vepra penale të vjedhjes

Siguri

Arrestohet një 34-vjeçar në Prizren, i dyshuar për 3 vepra penale të vjedhjes

news image

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Shkelzen Mazrekun, i lindur në vitin 1987, ndaj të cilit ishin lëshuar gjashtë fletë-arreste.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se 34-vjeçari po kërkohej për tri vepra penale “Vjedhje”, “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhje në tentativë”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /Gazeta Sinjali/