image Arrestohet një 33-vjeçar në Prishtinë, Policia i gjeti të fshehur në rroba marihuanë

Siguri

Arrestohet një 33-vjeçar në Prishtinë, Policia i gjeti të fshehur në rroba marihuanë

news image

Një person është arrestuar mbrëmë rreth orës 20:15 në rrugën “Bajram Bahtiri” më Prishtinë, pasi është kapur me narkotikë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se të dyshuarit (emër i njohur për redaksinë), Policia i ka gjetur në rroba një sasi të vogël substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.

Sipas burimeve, ai u kap gjatë një pike kontrolli nga njësitet policore, teksa po voziste veturën e tij të tipit VW Golf.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rast “Posedim i pautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

/GazetaSinjali/