image Arrestohet një 33-vjeçar në Kaçanik, kërcënoi me sëpatë dy persona

Siguri

Arrestohet një 33-vjeçar në Kaçanik, kërcënoi me sëpatë dy persona

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një 33-vjeçar me inicialet Sh.D., pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur me sëpatë dy persona në rrugën “Ismail Qemajli” në Kaçanik.

33-vjeçari dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje ka kanosur me sëpatë dy persona me inicialet A.D. i moshës 21-vjeçare dhe XH.H. i moshës 27-vjeçare.

Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pasi është intervistuar, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

/GazetaSinjali/