image Arrestohet një 32-vjeçar në Mitrovicë, dyshohet për zjarrvënie

Siguri

Arrestohet një 32-vjeçar në Mitrovicë, dyshohet për zjarrvënie

news image

Një 32-vjeçar me inicialet S.H., ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, raporton Gazeta Sinjali.

Ai dyshohet se ka ndezur një zjarr në punishten e një gurthyesi në fshatin Cërnushë të Mitrovicës, sot rreth orës 16:10.

“Njësia patrulluese ka shkuar në atë lokacion dhe kanë identifikuar vendin ku ishte ndezur zjarri në punishten e një gurthyesi në atë fshat. Është njoftuar njësia e zjarrfikësve të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur që ta shuajnë zjarri”, thuhet në komunikatën e Drejtorisë së Policisë në Mitrovicë.

32-vjeçari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”./Gazeta Sinjali/