image Arrestohet një 26-vjeçar për dhunë në familje në Ferizaj

Siguri

Arrestohet një 26-vjeçar për dhunë në familje në Ferizaj

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, i dyshuari Sh.Q., ka ushtruar dhunë disa herë ndaj gruas së tij.

I njëjti është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo i dyshuari me inicialet SH.Q (M/K) 26 vjeçar, pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij për të disatën herë, kishte ikur nga aty në drejtim të panjohur, ndërsa viktima nga policia ishte dërguar në strehimore”, thuhet në njoftimin e Policisë./GazetaSinjali/