image Arrestohet një 24-vjeçar në Gjilan, dyshohet se vodhi vegla pune

Siguri

Arrestohet një 24-vjeçar në Gjilan, dyshohet se vodhi vegla pune

news image

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka bërë kontroll në shtëpinë e personit me inicialet S.A. 32-vjeçar me vendbanim në Gjilan me qëllime të kërkimit të sendeve dhe dëshmive tjera që dyshohet se janë vjedhur në një rast të raportuar më 28 prill të vitit 2021.

Në këtë rast ankuesi kishte deklaruar se nga shtëpia e tij iu kishin vjedhur vegla të ndryshme pune në vlerë të konsiderueshme.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshimtit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht si prova materiale disa vegla të punës që ndërlidhen me rastin në fjalë dhe gjatë intervistimit ai deklaron se këto vegla i ka pranuar nga shoku i tij i dyshimti Sh. I. 24-vjeçar.

I dyshimti Sh. I. është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa ndaj të dyshuarit S.A., është ngritur kallëzim penal “Blerje e sendeve të vjedhura”.

/GazetaSinjali/