Policia e Kosovës njofton se dje në mëngjes ka arrestuar një taksist në Vermicë, pasi që në veturën e tij janë gjetur tre persona të huaj që dyshohet se ilegalisht janë futur në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.
Personat janë dërguar në Qendrën e Azilit, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në veturën e tij (taksi) janë gjetur tre persona shtetas të huaj që dyshohet se ilegalisht janë futur në territorin e Republikës së Kosovës. Personat janë dërguar në Qendrën e Azilit, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregulltë”, thuhet në raportin e PK-së./Gazeta Sinjali/