image Arrestohet nëna nga Istogu, rrahu fëmijën e saj me kabllo, dëshmitari nga vendi i ngjarjes e lajmëroi policinë

Siguri

Arrestohet nëna nga Istogu, rrahu fëmijën e saj me kabllo, dëshmitari nga vendi i ngjarjes e lajmëroi policinë

news image

Një person ka qenë dëshmitar okluar në një fshat të komunës së Istogut, përderisa nëna po ushtronte dhunë fizike ndaj fëmijës së saj. Sipas dëshmitarit, fëmija është goditur edhe me kabllo, raporton Gazeta Sinjali.

Dëshmitari okular e ka raportuar rastin në polici teksa ka deklaruar se nëna kishte ushtruar dhunë ndaj fëmijës së saj edhe në të kaluarën.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Fadil Gashi, zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Pejës.

“Rasti është hapur në polici si keqtrajtim ose braktisje e fëmijës, ka ndodhur në zonën e Istogut. Është intervistuar nëna dhe fëmija në prani të punëtorit për punë social. Me urdhër të prokurorit e dyshuara (nëna), është dërguar në ndalim për 48 orë, ndërsa fëmija është dërguar në një familje për përkujdesje, familje vullnetare”, tha Gashi për Gazetën Sinjali.

Dyshohet se rasti ka ndodhur para disa ditësh, ndërsa është raportuar në polici nga personi që e pa ngjarjen me sy, gjatë ditës së djeshme.

Nuk dihet arsyeja se pse kjo nënë ka rrahur fëmijën e saj. /Gazeta Sinjali/