Një kosovar 35 vjeç ka raportuar të shtunën në qendrën e thirrjeve të urgjencës kantonale në St. Gallen se e ka plagosur rëndë bashkëshorten e tij.
Pas kësaj policia e ka arrestuar burrin, ndërsa gruaja ka humbur jetën.
Ecurinë e saktë të ngjarjes dhe motivin po sqaron policia e kantonit St. Gallen nën drejtimin e prokurorisë publike.
Në momentin e krimit në banesë ndodheshin edhe tre fëmijë që jetonin në të njëjtën familje. Ata nuk kanë pësuar lëndime dhe janë duke u kujdesur nga familjarët.