image Arrestohet në Zvicër 70-vjeçari nga Kosova, voziti 158 km në orë

Diasporë/ Arrestohet në Zvicër 70-vjeçari nga Kosova, voziti 158 km në orë

news image

Një pensionist 70-vjeçar me shtetësi kosovare në Zvicër është kapur të mërkurën pasdite nga radari policor për kontroll të shpejtësisë, shkruan Luzerner Zeitung.

Kosovari 70-vjeçar është regjistruar nga radari duke vozitur me shpejtësi prej 158 kilometrash në orë, në Altbürerstrasse në St. Urban të Kantonit të Luzernit, rreth orës 16:18. Shpejtësia e lejuar në këtë rrugë është deri në 80 kiliometra në orë.

Pensionisti nga Kosova është arrestuar pak më vonë në vendbanimin e tij, por është lejuar të shkonte në shtëpi, pasi është marrë në pyetje. Megjithatë, atij i është marrë menjëherë patentë shoferi.

Zyra e prokurorit publik në Sursee tashmë ka filluar një procedurë hetimi për pensionistin. Ai duhet të arsyetojë veten për tejkalimin “brutal” të shpejtësisë së lejuar./Gazeta Sinjali/