Një person i dyshuar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi që ishte i kërkuar nga Shtetit i Gjermanisë, është arrestuar nga Policia e Shtetit.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, i dyshuari K. Z., 24-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor të drejtorisë së Antiterrorit, në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se i dyshuari nga Taxhikistani ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden në Gjermani, pasi që Gjykata Federale në Karlsruhe të Gjermanisë para 9 ditëve ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”.
Sipas policisë i dyshuari ishte anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).
Materialet e para hetimore rreth këtij rasti i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me qëllim kryerjen e procedurave të mëtejshme ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi të huaj.