image Arrestohet në Rinas Etleva Kondi, ishte në kërkim për inceneratorët

Shqipëri

Arrestohet në Rinas Etleva Kondi, ishte në kërkim për inceneratorët

news image

Policia ka arrestuar Etleva Kondin menjëherë pasi ka shkelur në tokën shqiptare në Rinas. Emri i saj ishte pjesë e listës me 9 persona për të cilët SPAK lëshoi urdhër arreste në kuadër të aferës së inceneratorëve.

Nëntë urdhër arrestet e SPAK u ekzekutuan mëngjesin e 29 marsit në qytete të ndryshme të vendit. Një ndër qytetet më të goditura ishte Fieri për shkak të aferës me inceneratorin atje.

Policia nuk e gjeti Kondin në shtëpi mëngjesin e 29 marsit pasi ndodhej për kurim në Itali. Mësohet se ajo është arrestuar dje sapo ka zbritur në Rinas.

Kondi akuzohet për “shpërdorim detyre” pasi rezulton se ka qenë pjesë e komisionit për miratimin e licencave të inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit. GJKKO ka dhënë për të masën e sigurisë “arrest shtëpiak”. Pritet rikonfirmimi i masës dhe dërgimi i Kondit në shtëpi ku pritet të qendrojë deri në përfundim të gjykimit nga GJKKO mbi aferën e inceneratorëve.

Në lidhje me këtë u arrestua sëfundmi edhe deputeti i PS Alqi Bllako, i cili ishte Sekretar i Ministrisë së Mjedisit në periudhën kur u miratuan lejet për inceneratorët. Më herët, në pranga ra edhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka.

/GazetaSinjali/