Sot në Prishtinë, Policia e Kosovës ka ndaluar një burrë, i cili po kërkohej nga një urdhëresë e lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.
Burimet e Gazetës Sinjali njoftojnë se ai kërkohej për vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 10 ditësh.
Siç mëson Sinjali, në stacion policor është paraqitur një familjar i tij dhe e ka paguar gjobën në vlerë prej 200 eurosh dhe më pas i dyshuari është liruar.