Policia e Kosovës mesditën e sotme ka arrestuar 23-vjeçarin me iniciale A.O., i cili dyshohet për përfshirje në veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Sulm”, raporton Gazeta Sinjali.
Policia njofton se identifikimi dhe arrestimi i 23-vjeçarit është bërë pas një punë hetimore që lidhet me një rast që ka ndodhur më 9 prill në Mitrovicë, si pasojë e të cilit është lënduar një person, i cili është ende duke u trajtuar në QKUK.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit 23-vjeçarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprat penale ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ’sulm’./Gazeta Sinjali/