image Arrestohet në Han të Elezit i kërkuari për “vjedhje të pyllit”, dërgohet në vuajtje të dënimit

Siguri

Arrestohet në Han të Elezit i kërkuari për “vjedhje të pyllit”, dërgohet në vuajtje të dënimit

news image

Një person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës është arrestuar nga Policia e Kosovës në Han të Elezit dhe është dërguar në vuajtje të dënimit me burg.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, rasti ka ndodhur më 18.06.2026, rreth orës 17:30, gjatë patrullimit në fshatin Paldenicë.

Aty, patrulla policore e stacionit në Han të Elezit ka ndaluar dhe arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

I arrestuari, me inicialet I.A., ishte i kërkuar për veprën penale “Vjedhje e pyllit” dhe ndaj tij ishte shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej 120 ditësh.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi është dërguar në vuajtje të dënimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/