image Arrestohet në Gjilan 47-vjeçari i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Siguri

Arrestohet në Gjilan 47-vjeçari i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

news image

Një 47-vjeçar është arrestuar sot në qytetin e Gjilanit, ndaj të cilit kishte pasur një urdhërarrest ndërkombëtar, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, për personin e dyshuar kishte urdhëresë ndërkombëtare për një rast “vrasje në tentativë”.

“Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, është  arrestuar një  person i dyshuar për të cilin kishte urdhëresë ndërkombëtare për një rast ‘Vrasje në Tentativë’. Arrestimi nga hetuesit policorë është kryer në qytetin e Gjilanit, në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës, respektivisht me Departamentin e Krimeve të Rënda”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, pas përfundimit të procedurave policore./Gazeta Sinjali/