Policia e Kosovës për çdo ditë arrin që të arrestojë persona të cilët janë në kërkim për kryerjen e veprave penale të ndryshme. Gazeta Sinjali vazhdimisht ka raportuar për të tilla raste, kur personat e kërkuar me urdhëresë të Gjykatave bien në duart e organeve të rendit, raporton Gazeta Sinjali.
Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një 29-vjeçar në Fushë Kosovë i cili po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Sinjali mëson se i njëjti ishte i dënuar me burgim për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’, është arrestuar dje në Fushë Kosovë.
Pas arrestimit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë.