image Personi i kërkuar nga policia kapet në Aeroportin e Prishtinës

Kosovë

Personi i kërkuar nga policia kapet në Aeroportin e Prishtinës

news image

Gjatë ditës së djeshme në aeroportin e Prishtinës është arrestuar një person, i cili tash e një kohë po kërkohej nga Policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se për të arrestuarin ishte lëshuar një urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Burime brenda gjykatës gjithashtu kanë bërë të ditur se personi i arrestuar është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/