Një mjek thuhet se ka vrarë dy pacientë të infektuar me koronavirus në Spitalin Universitar Essen të Gjermanisë dhe tani ai gjendet në paraburgim, transmeton Gazeta Sinjali.
Kjo fillimisht u raportua nga “Bild”, ndërsa tani mjeku 44-vjeçari është arrestuar.
Siç njoftuan policia dhe prokurori publik në një njoftim të përbashkët për shtyp , një mjek në Spitalin Universitar Essen është akuzuar për vrasje në dy raste.
44-vjeçari u arrestua më 18 nëntor 2020. Hetimet nga policia dhe prokurorët publik kishin konfirmuar dyshimin se mjeku kishte administruar ilaçe në dy pacientë të sëmurë rëndë që çuan në vdekjen e tyre.
Të dy burrat, të moshës 47 dhe 50 vjeç, ishin pacientë në repartin e mjekut paraprak dhe ishin në gjendje shumë kritike. Sipas “Bild”, të dy burrat ishin të sëmurë rëndë me koronavirus dhe vdiqën më 13 dhe 18 nëntor.
Sipas informacionit nga policia , mjeku komentoi vetëm një rast. Ai deklaroi se dëshironte t’i jepte fund vuajtjeve të mëtejshme të pacientit dhe të afërmve të tij dhe thuhet që mjeku ka njoftuar të afërmit para veprimit të tij në mënyrë që ata të mund të jepnin lamtumirën.