Është arrestuar një pop i rrejshëm në Bijeljine të Bosnjës dhe Hercegovinës, i njëjti mashtronte se ishte edhe priftë e hoxhë.
I njëjti person akuzohet për mashtrim duke kryer funerale në të gjithë Bosnjën.
Një burrë inicialet e të cilit janë S.S. nga Ruhotina akuzohet për marrje të dhjetëra mijëra markave të konvertueshme, duke u paraqitur si një prift zëvendësues, ai shuguroi ujë në fshatrat e Semberit, ndërsa pagëzoi dy fëmijë.
Një nga personat e mashtruar është Milka nga Batkoviq.
Ajo ka thënë se atij ia kishte dhënë 20 marka gjermane pasi i kishte kryer ritualet fetare.
“Mu ky pop vërtetë më ka pëlqyer, vetëm po ta shihnit sa bukur këndonte. Ja kam dhënë 20 marka”, tha ajo.
I njëjti burrë akuzohet se ishte paraqitur si kryepeshkop, ku ai u mirëprit në një fshat Hercegovinas, ndërsa ai kreu disa shërbime funerale në afërsi të Tuzlës. /Gazeta Sinjali/