image Arrestohet kosovari 57-vjeçar në Morinë, ishte në kërkim nga UNMIK-u për “vrasje të ngelur në tentativë”

Siguri

Arrestohet kosovari 57-vjeçar në Morinë, ishte në kërkim nga UNMIK-u për “vrasje të ngelur në tentativë”

news image

Policia në Shqipëri ka arrestuar një 57-vjeçar nga Kosova, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK-u për “vrasje të ngelur në tentativë në rrethana rënduese” dhe “mbajtja pa leje e armëve luftarake”, shkruan Gazeta Sinjali.

A.B., banues në fshatin Tërrnavë të Podujevës, u arrestua gjatë ditës së sotme në pikën kufitare në Morinë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin e Kosovës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957”, ka njoftuar Policia e Shtetit. /Gazeta Sinjali/