image Arrestohet i shumëkërkuari për shitblerje të drogës

Siguri

Arrestohet i shumëkërkuari për shitblerje të drogës

news image

Një 29-vjeçar me inicialet B.B., ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30, raporton Gazeta Sinjali.

Ai u arrestua në Fushë-Kosovë, pasi që ishte shpallur në kërkim policor për shitblerje të substancave narkotike.

Madje, për këtë vepër 29-vjeçari ishte dënuar me dy vjet e dy muaj burgim.

Policia njofton se i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit./GazetaSinjali/