image Arrestohet i riu që ndalte qytetarët në autostradë me alarm të Policisë

Siguri

Arrestohet i riu që ndalte qytetarët në autostradë me alarm të Policisë

news image

Dje nëpër media ka qarkulluar një video ku shihet se një person duke vozitur me alarm të policisë i ka ndalur qytetarët, kinse është veturë e Policisë.

Sinjali mëson se i dyshuari që i ka ndalur qytetarët është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Në videon, e cila dje u shpërnda në të gjitha rrjetet sociale, shihet se ai e ndalë një veturë në autostradë dhe paraqitet si polic civil.

/GazetaSinjali/