Personi që shihni në foton e mëposhtme është Andrea Kurti. Ai është arrestuar dy ditë më parë nga Anti-terrori pasi akuzohet se ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama, megjithëse ende nuk dihet se në çfarë forme.
Ka të dhëna se Andrea Kurti i ka dërguar mesazhe kërcënuese kryeministrit Edi Rama, por policia nuk jep asnjë informacion, pasi cilësohet sekret.
Lajmi është publikuar fillimisht nga Top Channel, e më vonë u konfirmua arrestimi i Andrea Kurtit nëpërmjet Policisë.
Kurti po mbahet momentalisht në një qeli sekrete në Policinë e Tiranës.