image Arrestohet i mituri i cili ishte arratisur nga burgu i Lipjanit

Policia/ Arrestohet i mituri i cili ishte arratisur nga burgu i Lipjanit

news image

Policia e Rajonit të Pejës ka arrestuar të dyshuarin mashkull i cili më 14 nëntor të këtij viti ishte arratisur nga Qendra Korrektuese për të Mitur në Lipjan, ku ishte duke vuajtur dënimin prej 2 viteve.

Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar dhe më pas është kthyer për vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese./Gazeta Sinjali/