image Arrestohet i dyshuari që theri me thikë një nxënës në Prishtinë

Siguri

Arrestohet i dyshuari që theri me thikë një nxënës në Prishtinë

news image

Është arrestuar i mituri që theri me thikë sot një të mitur tjetër në afërsi të shkollës “Ismail Qemaili” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka njoftuar për Gazetën Sinjali se i dyshuari për kryerjen e kësaj vepre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Referuar rastit të lëndimit trupor të ndodhur në afërsi të shkollës fillore ‘Ismail Qemali’ në Prishtinë, pas kryerjes së veprimeve hetimore nga ana e policisë me rekomandimin e prokurorit të shtetit i dyshuari i mitur është dërguar në mbajtje prej 24 orësh, për rastin lëndim i lehtë trupor”, tha Borovci./Gazeta Sinjali/