image Arrestohet i dyshuari që pa autorizim fotografoi dhe incizoi një grua në Prishtinë

Siguri

Arrestohet i dyshuari që pa autorizim fotografoi dhe incizoi një grua në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Ngacmim, fotografim dhe incizime të tjera të paautorizuara”, ndaj një gruaje, shkruan Gazeta Sinjali.

Në lidhje me këtë rast është konsultuar edhe prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dje në mesditë në rrugën “Ukshin Kovaqica” në Prishtinë.

/GazetaSinjali/