image Arrestohet i dyshuari që e theri me thikë një person në Pejë

Siguri

Arrestohet i dyshuari që e theri me thikë një person në Pejë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar i cili kishte therur me thikë një person, pasditën e djeshme rreth orës 18:00 në Pejë, shkruan Gazeta Sinjali.

Për shkak të lëndime të marra, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.

Ndërkaq, policia bën të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërgohuar në mbajtje.

Rasti nga policia është cilësuar si “vrasje në tentativë”./Gazeta Sinjali/