image Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin e një personi në Prishtinë

Siguri

Arrestohet i dyshuari për rrëmbimin e një personi në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person të dyshuar për rrëmbimin e një personi tjetër të gjinisë mashkullore.

Rrëmbimi raportohet se ka ndodhur më 13.9.2020 rreth orës 22:00 në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorisë është kontrolluar i dyshuari, te i cili është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë, një pushkë ajrore, një elektro-shok dhe tre DVR.

Me vendim të prokurorit, janë inicuar veprat penale sipas kodit penal të RKS-së, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për proceduar të mëtejme.”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Gazeta Sinjali/