Një person ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunim”.
Gazeta Sinjali merr vesh se i arrestuari dyshohet se gjatë këtij muaji ka dhunuar seksualisht një vajzë në Fushë-Kosovë.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/