image Arrestohet i dyshuari i tretë për vrasjen e 23-vjeçarit në Mitrovicë

Siguri

Arrestohet i dyshuari i tretë për vrasjen e 23-vjeçarit në Mitrovicë

news image

Është arrestuar i dyshuari i tretë për vrasjen e një 23-vjeçari në Mitrovicë më 12 shkurt, për të cilën Gazeta Sinjali ka raportuar në vazhdimësi.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Natën kur ndodhi vrasja, Sinjali raportoi se një Mehmet Kurti, 23-vjeçari nga Kçiqi i Mitrovicës, ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në picerinë “Proper Pizza” në Mitrovicë.

Një punëtore e “Maestro Delivery” pasi që e kishte lënë punën aty për të punuar në “Proper Pizza”, kishte inatosur të dyshuarin Valmir Selimi, pronar i biznesit “Maestro”.

Selimi kishte shkuar për të qëruar hesapet në picerinë “Proper Pizza”.

Siç mëson Sinjali, Selimi kishte cak të vrasjes pronarin e “Proper Pizzas”.

Mirëpo, atij i kishte dalë përpara viktima 23-vjeçar, i cili ishte qëlluar dhe pasi që nuk kishte mundur t’u mbijetonte plagëve, kishte vdekur./GazetaSinjali/